Menu Close

Njoftim i veçantë: Për të gjithë nxënësit e vitit shkollor 2019-2020

graduation

Gëzojini pushimet duke u ruajtur nga covid 19! Ruani veten dhe familjen tuaj!
Tërmeti 2019 dhe pandemia 2020 na distancuan sado pak. Stafi i këtij portali ju shpreh mirënjohje që nuk jeni larguar nga hapësirat e kësaj medieje, që prezanton personalitetin tuaj në sytë e mbarë shoqërisë shqiptare.
Numri i vizitorëve në portalin tuaj ejalelite.com tashmë po i afrohet çdo ditë 200.000 miqve. Nxënës e prindër, të rinj dhe mësues. Miq të rinisë dhe qytetarë që krenohen me të rinjtë e përkushtuar ndaj dijeve.
Nxënësit ekselentë të vitit shkollor 2018-2019 dalëngadalë do të zëvendësohen nga nxënësit ekselentë të vitit shkollor 2019-2020. Dhe çdo vit do të ndodhë kështu.
Ikën një komunitet nxënësish të shquar dhe afirmohet një tjetër, më i madh, më i zellshëm dhe më praktik! Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk përjashtohet askush nga nxënësit ekselentë që janë të përfshirë në “Libri i Artë i shkollës” dhe në hapësirat e këtij portali, që është bërë një derë mikpritëse dhe frymëzuese për ju. Nuk i ndalohet të aplikoj përsëri për të zënë vendin që i takon në këtë panteon të rinisë shkollore.
Secili mund të aplikojë përsëri për të qenë edhe një vit tjetër në gjirin e këtij komuniteti të madh dhe të nderuar të shoqërisë shqiptare.
Çdo nxënës shqiptar ekselent në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut,në Mal të Zi apo në Luginën e Preshevës, çdo nxënës shqiptar që studion në çdo shtet tjetër europian apo në SHBA, Kanada etj, janë të mirëpritur të vijnë në shtëpinë e tyre ejalelite.com. Njoftoni njëri-tjetrin. Mos nguroni të bëni diçka të thjeshtë , por të vyer për veten tuaj. Afirmojeni veten në krahë të të përparuarve, të njerëzve që kanë ambicie pozitive në jetë, të qytetarëve që duan të bëjnë gjithçka të dobishme për veten, familjen dhe atdheun.
Nëse do të aplikoni për katalogun “Sot elitë e shkollës- Nesër elitë e shoqërisë” ka vetëm një kusht: nota mesatare për vitin shkollor 2019-2020 të jetë patjetër 9-10. ‘
Për katalogët e tjerë, ku përfshihen nxënësit e talentuar në lëndë të veçanta të shkollimit, kushti i vetëm i pranimit është të kenë notën në lëndën e përzgjedhur 10. DHE VETËM 10.
Tek emaili [email protected] duhet të na dërgoni online këto dokumenta:
a) Dëftesën e vitit shkollor 2019-2020
b) Dokumentin e aplikimit të plotësuar
c) Fotografinë tuaj (më të bukurën ama!)
d) Mandat pagesën bankare (1500 leke)
e) Mund të na postoni online çfarë të dëshironi për publikim: poezi,tregime,ese, shprehje frazeologjike, fjalë të urta, piktura, dokumente për trofetë e fituara në konkurse apo olimpiada
lokale, kombëtare ose ndërkombëtare.

Koha ikën si era. Apliko menjëherë. Kërko ndihmë, nga mësuesi yt. Merr mirëkuptimin e prindërve dhe apliko sot. Të mençurit vendosin shpejt.
të gjthëve ju urojmësuksese mëtë mëdha gjatë vitit shkollor 2020 – 2021që tëjemi bashkë tek ejalelite.com , shtëpia e bukur e rinisë.
Prania juaj në hapësirat e portalit, rrit çdo ditë shpresat dhe besimin e të gjithë kombit shqiptar tek e ardhmja e tij më e mirë dhe më e begatë.
Dhe në fund një kujtesë shumë të rëndësishme: mos harroni të këshilloheni me prindërit tuaj. Ata janë mësues të shkëlqyer njësoj si ata që keni në shkollën tuaj.
Për çdo hollësi tjetër klikoni tek “Maratonomaku Ynë” dhe do të gjeni çdo shpjegim që ju vlen. Çdo përgjigje për pyetjet që ju lindin. Ejal-Elitë është shkolla më e madhe në Shqipëri! Në “auditorët” e saj do të jenë mijëra nxënës nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm!
Jemi larg njëri-tjetrit vetëm një klikim. Bëje atë sot.
Njerëzit që duan njëri-tjetrin dhe kanë ide të përbashkëta zhvillimi dijnë si të bashkohen, gjejnë çdo mundësi që të jenë tok, sepse duan të fitojnë bashkë.

 

Posted in MARATHONOMAKU YNE