Menu Close

Galeria e Dhuratave

gifts

Seriali “Libri i artë i shkollës”, gjatë periudhës gusht 2020- gusht 2021, do të përbëhet nga 15 katalogë! Në secilin prej tyre do të jenë nxënësit e talentuar të Shqipërisë.

Bashkë do të ndajmë çdo ditë pune dhe studimi, emocione dhe mbresa, falenderime dhe ndjesa, fjalë të mençura dhe “budallalliqe” gazmore për prindërit dhe mësuesit si dhe këngë e poezi dashurie për ta. Bashkëatdhetarët, kuptohet, janë bashkë. Jemi bashkë në një rrugë të re: Të promovojmë aftësinë dhe talentet e rinisë shkollore.

Pa u lodhur asnjëherë. Pa ndërprerje, çdo ditë e çdo simestër shkollor. Të bëjmë sa më publike arritjet e shkollës dhe nxënësve të talentuar të saj. Por edhe të mësuesve, të cilët për herë e më shumë janë ndërgjegjësuar se fati i shoqërisë shqiptare dhe kombit shqiptar është në dorën e tyre.

Bahkë do të ndajmë çdo gëzim.

Bashkë do të ndajmë edhe ndonjë pikë loti.

Por, sipas mundësisë, do të ndajmë edhe dhurata për njëri-tjetrin.

Cilat do të jenë dhuratat për ju?

çdo nxënës që futon një trofe në një konkurs ose olimpiad rajonale ose europiane, do të ketë këto dhurata:

  1. Do ti dhurohet në klasën e tij, flamuri kombëtar.
  2. Do ti dhurohet një laptop.
  3. Do ti dhurohet libri “Lavdi në 20 vjeç”.
  4. Do ti dhurohet mësuesit-es së tij një orë zviceriane.
  5. Do ti dhurohet nënës së tij/saj një tufë lulesh dhe librash të mrekullueshëm.

Dhuratat do të jenë surprizë e përgjithsisht do të jenë mjete shkollore ose argëtimi:

  • Kompjuter
  • Lap-top
  • Aparate celular
  • Abonime 6-12 mujore interneti
  • Set librash letrare e shkollore
  • Biçikletë
  • Pajisje të ndryshme argëtimi dhe edukimi fizik

Apliko dhe bëhu pjesë e dhuratave që ejalelite.com do të bëjë në vazhdimësi pë nxënësit ekselentë.

Posted in MARATHONOMAKU YNE