Menu Close

KONKURS MESUES DHE PERKTHYES

download

KONKURS

MESUES DHE PERKTHYES

Cmimi i pare shperblehet me 2 000 euro
Cmimi i dyte shperblehet me 1 000 euro
Cmim i i trete shperblehet me 500 euro

Ejal-Elite,ne vazhdim te rubrikes “Roli i mesuesit dhe shoqeria” shpall sot konkursin “Mesues dhe perkthyes” , ne te cilin ftohen te marrin pjese gjithe dashamiresit e letersise se huaj e qe zoterojne shume mire gjuhet : anglisht,gjermanisht, frengjisht, italisht etj. Te gjithe mesuesit qe deshirojne te marrin pjese ne konkurs jane te lutur qe te njoftojne paraprakisht redaksine Ejal-Elite per pjesmarrjen, dukre shenuar edhe shkollen ku punon dhe nje numur telefoni. Ne radhe tepare ftesa eshte per mesuesit e gjuheve te huaja , ata te gjuhes shqipe e te letersise. Jane te mirepritur te gjithe, edhe mesuesit pensioniste.

Cfare duhet te beni per te marre pjese ne konkurs ?
Perzgjidhni nje tregim nga letersia europiane , nga autoret me ne ze te botes letrare te kontinentit . Pasi ta perktheni, ate na i dergoni ne adresen tone elektronike:

[email protected]

Ju lutemi, mos harroni, te na dergoni ne te njejten kohe edhe tregimin origjinal, ne gjuhe te huaj dhe nje cv te shkurter letrare te autorit ( Jo me shume se 10-15 rreshta). Cdo tregim, mundesisht, te jete 3-5 faqe format A4 dhe jo me shume se 10 000 karaktere. Duke shpresuar tek nje pjesmarrje masive ne konkurs , mendojme qe perkthimet me te spikatura t’i botojme ne nje vellim te vecante ( ose ne disa vellime) qe te kemi mundesi te terheqim edhe opinionin e lexuesve per tregimin me te mire.

Dorezimi i tregimeve te perzgjedhura e te perkthyera duhet te behet brenda dates 3O prill 2020 ora 24.000
Botimi i tregimeve te perzgjedhura , ne nje apo ne disa vellime, do te realizohet gjate periudhes 1 maj deri me 15 qershor 2020.
Gjate periudhes 16 qershor- 16 shtator 2020 juria e ngritur kasten per kete event do te mireprese opinionet e lexuesve.
Ceremonia e ndarrjes se cmimeve do te organizohet ne Tirane midis datave 2O -3O shtator 2020.
Tregimi qe fiton cmimin e pare “MESONJETORJA” do te shperblehet me shumen 2 000 euro ( dymije )
Tregimi qe fiton cmimin e dyte “MESONJETORJA” do te shperblehet me shjumen 1 000 euro ( njemije )
Perkthyesi i nderuar me cmimin e trete “MESONJETORJA” do te shperblehet me 500 euro.

Konkursi do te jete hapi i pare i nje bashkepunimi te gjate sepse mesuesit nuk jane vetem konsumatore te vlerave shpirterore kombetare apo europiane, por jane , me perkushtimin e aftesine qe kane, edhe prodhues te ketyre vlerave. Duke perforcuar ndihmesen ne pasurimin e kultures ,ju ne te njejten kohe keni bere nje hap te madh per promovimin e personalitetit te mesuesit si njeri i dijes dhe qytetar vizionar. Ju faleminderit te gjitheve .

JENI TE MREKLULLUESHEM !

Posted in MARATHONOMAKU YNE