Menu Close

Apel miqësor Për Mësuesit

Teacher 1

Të parët që duhet të mbështesin nxënësit ekselentë dhe ata të talentuar për tu bërë pjesë e projektit “Libri i artë i shkollë” duhet të jenë mësuesit:

  • Sepse mbështetja rrit tek nxënësit sigurinë në vetvete.
  • Sepse mësuesi ka detyrë por edhe mision të lançojë vlerat më të mira të shkollës kombëtare. Nxënësi është mbartësi dhe përfituesi i tyre.
  • Sepse mësuesi, promovon vetveten kur promovon aftësitë e nxënësve të vet.
  • Sepse mëssuesi është frymëzuesi më i madh i çdo nxënësi. Talenti nxitet, nuk ”vritet”.
  • Sepse mësuesi ka përgjegjësi përpara kombit, kulturës dhe ekonomisë kombëtare për gjeneratat që përgatit.
  • Sepse mësuesi është njeriu i së ardhmes dhe si i tillë ai duhet të jetë mik e shokë i rinisë shkollore.

Për të gjitha këto arsye dhe jo vetëm. Le të shpresojmë se çdo mësues do të jetë mbështetës i frytshëm i realizimit të kolonës “Libri i artë i shkollës” për periudhën 2019-2020. Punë e përvitshmë.

Vit pas viti le t’i formësojmë botimet promcionale pëe nxënësit ekselentë  si një traditë të re të shkollës sonë.

Ejal-Elitë

Posted in MARATHONOMAKU YNE