Menu Close

STAFETA M E S O N J E T O R J A “

Libra te shkelqyer dhe dhurata fantastike !
Te nderuar Lexues ! Kompania EJAL-Albania shPK ( 1999-2021) sapo ka startuar stafeten “Mesonjetorja” : Libra te shkelqyer dhe dhurata FANTASTIKE PER JU. Stafeta do te shtrihet nga data 20 janar deri ne 20 dhejtor 2021. Jane 5o menaxhere qe punojne ne te gjithe vendin, nga Tropoja ne Konispol. Jane edhe 800 pika shitjeje ne qytete dhe ne zonat me te populluara rurale. Cdo dite prane JUSH !

MIQTE E LIBRIT – ELITA E SHOQERISE !

Bli nje liber dhe bashkohu me ne ne staFETE ! Ne daten 31 Mars 2021 do te shpallen fituesit e shorteut te STAFETES, Jane disa qindra dhurata ! Numurat fitues te shorteut do te shpallen po ne daten 31 Mars . Ju mund lexoni ato tek portali www.ejalelite.com tek direktorita “ Maratonomaku yne “ Numuri juaj i shorteut eshte i shenuar ne librin qe ju do te blini. Cdo fitues paraqit librin ne kompani dhe merr dhuraten .  

LIBRI SJELL FAT !

Nje liber kushton 1 000 leke dhe ju, nese jeni fitues, mund te fitoni nje aparat celulari ! Mund te jene dy libra qe ju perseri do te paguani vetem 1 000 leke dhe mund te jeni fitues i nje Lap-Topi. Mund te fitoni 12 muaj abonim internet ! Mund te gezoni nje pakete librash me vlere 1o 000 leke ose mund te merrni ne dore celsat e nje autoveture te re, me zero kilometer .Dhuratat do te jene fantastike, ato do te jene ne top listen e deshirave dhe nevojave tuaja . Eshte e vertete : Libri sjell Fat .

LEXO SHUME – FITO SHUME !

Stafeta do te kaloje shtepi me shtepi, dore me dore. Tek cdo nxenes e student.Tek cdo mesues dhe pedagog. Fshat me fshat dhe biznes me biznes ! Cdo qytetar eshte nje lexues .LAJMERONI NJERI-TJETRIN. Bejeni dhurate per prindrit tuaj.
BASHKOHUNI ME NE !ara

Njoftim i veçantë:
Për të gjithë nxënësit e vitit shkollor 2019-2020

si prindi me prindin

Dokument Aplikimi:
Nga çdo nxënës ekselent i vitit shkollor 2019-2020

(Klikoni ketu per te shkarkuar formularin)

zgjidh katalogun tënd

libri i arte

Gjithë jetën Mësoj

Ftesë për bashkëpunim me subjektet, që kryejnë veprimtari në fushën e arsimit dhe edukimit.

Çdo individ në shoqëri duhet të jetë një nxënës edhe pse ka një dëftesë lirimi, edhe pse ka një diplomë universiteti apo dëshmi të tjera kualifikimi shkencorë , të gjithë duhet të jemi nxënës.
Mësuesit dhe pedagogët kërkohet të jenë nxënësit më të zellshëm e më të vullnetshëm. Në të gjithë vendin ka dhjetëra subjekte ku të rinjtë mësojnë programe kompjuterike, gjuhë të huaja apo vegla muzikore, matematikë apo shkenca të tjera. Dhjetërsa administratorë subjektesh ulen në kurse speciale dhe mësojnë të fshehtat ligjore të politikës fiskale. Të tjerë mësojnë të flasin lirshëm anglishten e biznesit. Qindra të reja të drejtojnë autoveturën. Në kurse të ndryshme profesionale mësohet për parukeri dhe estetikë, për kuzhinier apo pastiçier. Gjithçka është e dobishme, por arsimimi dhe edukimi duhet ti paraprijë sektorëve më jetik të ekonomisë. Për turizmin është më e plotë infrastrukturë arsimore, publike e private për bujqësinë dhe blegtorinë arsimi i mesëm pothuajse është fshirë nga kalendari. Po kështu për naftën edhe minierat.
Dy-tri vitet e fundit flitet edhe për turizëm elitar? Vijnë për këto shërbime jo pak të huaj. Jo vetëm për çmimet më të leverdisshme ,por edhe për cilësinë. Mes tyre ka qindra qëvijne për “turizëm dentar”. Trendi i kësaj lëvizjeje turistike mund të jetë më i mirë nëse stomatologët ulen dhe bëhen nxënës të mirë. Mësojnë dhe aplikojnë të rejat e fundit të shkencës mjekësore në fushën e tyre. Suksesi i tyre është me leverdi për ekonominë vetjake të secilit por edhe për atë kombëtare. Belgjika, përshembull siguron të ardhura të mëdha vjetore si shtet vetëm nga shërbimi i saj cilësorë në fushën e shëndetit, në të gjithë specialitetet. Mjekët dhe infermierët tanë emigrojnë nëpër Europë dhe paguhen më mirë. Por , ka dhe alternativa të tjera. Shteti shqiptar mund të stimulojë në lloj lloj formash e rrugësh për të çelur ata kilinika për specialitete të ngushta, që mundgojnë. Rruga drejtë dijeve bashkëkohre dhe investimeve bashkëkohore dhe komunikimi dixhital mund ta bëjnë vendin qendër rajonale për shërbimet shëndetësore. Mjekët tanë punojnë sot në SHBA, Kanada, Itali, Gjermani, Angli Greqi e në shumë vende të tjera të Europës. Kjo tregon se shkollat tona të mjekësisë dhe klinikat tona më serioze përgatititn mjekë dinjitozë nga ana profesionale. Strategjitë e zhvillimit sektorial mund të bëhen nga zyrat, por ato studime mbeten sirtareve. Nëse bëhet debat kombëtar seriozë me pjesëmarrje të gjerë të mjekëve, nga të gjitha fushat, rezultati do të jetë surprizë. Investitorët sot janë në vend, por ata kërkojnë partner të kualifikimit të lartë që të hedhin në fushën e shëndetësisë fitimet e tyre. Në klinika të tilla siç janë disa sot, mjekët mund të paguhen njësoj si në Gjermani apo në çdo vend tjetër. Janë qindra subjekte që ushtrojnë veprimtari në fushën e arsimimt , riaftësimit profesional, kualifikimit shkencor tj.
Ejal-Elitë fton të gjitha subjektet e kësaj fushë që të bashkëpunojnë me ne për të përgatitur një guidë ku të pasqyrohet gjithçka ka mundësi Shqipëria që ajo të jetë njëkohësisht:
Shqipëria-Kantier,
Shqipëria-Shkollë!
Nëse në Shqipëri sot jetojnë 3 milionë banorë, duhet të jenë edhe 3 milion nxënës e studentë.E ardhmja jonë e kërkon këtë.
Kërkesë historike për sot dhe të ardhmen
Ejal-Elite me afro 200 mijëndjekës fton per bashkëpunim çdo subjekt që ndërton veprimtarine e vet në fushën e edukimit dhe arsimit. Lexo mëshume tek “Marathonomaku ynë”


gifts

GALERIA E DHURATAVE


veture dhurate

mbaje frymën, mbaje vërtet

KUSH JEMI NE

Ejal – Elit është një nga njësitë e kompanisë Ejal – Albania shpk e themeluar në janar të vitit 1999 nga ortaku i vetëm z.Përparim Xhixha. Emri tregtar i kompanisë në fillimet e saj ka qenë SHB “ Mësonjëtorja e Parë” me NIPT J91425001E. Si ent botues ka publikuar disa dhjetra tituj nga letërsia kombëtare e nga letërsia botërore dhe pjesa dërmuese e tyre ka qenë në listën e rekomanduar nga MASH për leximet jashtë klase. Pas liberalizimit të veprimtarisë botuese për tekstet shkollore kemi përgatitur dhe botuar afro 100 tituj librash shkollore e ndihmës.
Partnerët tanë të mëdhenj të veprimtarisë sonë ndër vite kanë qenë Ministria e Arsimit, Akademia e Shkencave, organizata e fondacione që kanë mbështetur e mbështesin punën mësimore dhe edukative në shkollë si dhe njësitë vendore të qeverisjes lokale, janë edhe dhjetra shkolla në të gjithë vendin me të cilat kemi bashkëpunuar për realizimin e projekteve tona.

Adresa jonë është: Njësia vendore nr. 7, Tiranë, Rruga “Thoma Kaçorri” , vila nr. 1.
Ejal-Elit është agjenci e specializuar e kompanisë që këtë vit e në vijimësi do të punojë për realizimin e disa projekteve ambicioze në fushën e arsimit e të historisë së shkollës shqipe , duke patur në fokus edhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me nxënësit dhe mësuesit elitarë të vendit. Pjesë e këtyre projekteve është edhe lançimi i portalit www.ejalelite.com.
Me respekt të thellë e mirënjohje falenderojmë çdo mësues e drejtues shkolle, çdo nxënës e çdo prind për bashkëpunimin me NE!






GJUHA JONE


MESO HISTORINE DASHURO TE ARDHMEN




GJUHETARE


MATEMATIKANET E RINJ


NEPER LABIRINTET E TABELES SE MENDELEJEVIT


ME VULLENTIN E FIZIKANTIT 1



NE THELLESI TE NATYRES



TE MEDHENJTE E VEGJEL


SHTETARE TE VERTETE